Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Kryeministër më fal…”/ Cana telefonon live Edi Ramën: Thash se u kujtove të pyesësh si..

Cana u sfidua të telefononte kryeministrin Edi Rama, gjatë emisionit live

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ftuar në “Më Lër të Flas”, telefonoi live kryeministrin Edi Rama.

Kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte, dhe t’i thotë që i ra padashje në telefon.

Biseda telefonike:

Rama: Alo

Cana: Kryeministër, më fal se i rash padashje.

Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?

Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.

Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.

Rama: Kjo do dali në emision?

Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.

Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.

Cana. Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.

Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty.

Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.

Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shqyyr që njëri u martua të paktën.

Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasëm. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.

Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.

Donali: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.

Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.