Fëmijët me kancer në Palestinë nuk po bëjnë kimioterapi. Shërbimi mjekësor jetëshpëtues për t’a nuk mund të ofrohet më, pasi Izraeli ka arritur deri në pikën që nuk di se çfarë ka përtej kufirit të tyre, por vetëm bombardojnë.
E izoluar nga toka, deti dhe ajri, Gaza ka marrë pamjen e një laboratori ku bëhen eksperimente me jetët e njerëzve. Pa ujë, pa ushqime, pa drita dhe pa karburant, palestinezët janl kthyer në periudhën e mesjetës. Në një luftë, e cilanuk dihet kur përfundon, fëmijët janë ata të cilët po vuajnë më shumë se kushdo tjetër.
Në mes të këtij kaosi fëmijët në Departamentin e Kancerit Pediatrik në Gaza po tregojnë qëndrueshmëri, edhe pse të sëmurë e me dhimbje. Në pamundësi për të marrë kimioterapi për shkak të luftes, ata e kanë e kalojnë kohën e tyre duke pikturuar e duke krijuar mesazhe shprese për botën.
Pavarësisht errësirës ku i kanë zhytur, vizatimet e tyre tregojnë shumë dhe shpresojnë që të jetojnë në paqe. Çdo ditë dhjetra fëmijë vriten nga bombardimet, e shumë të tjerë plagosen. Ndërsa fëmijët me kancer po vdesin çdo ditë ngadalë, me dhimbje, dhe pa e kuptuar se cila bombë do t’u marr jetën, ajo e Izraelit apo ajo e sëmundjes.