Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe kombin turk, duke thënë se miqësia e fortë e dy vende tona do të vazhdojë.
Osmani ka shkruar në X, se miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Turqisë, tregojnë për një të ardhme të ndritur.
“Edhe shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar ajo.
Turqia shënon sot 100-vjetorin e lindjes së republikës së saj moderne, të shpallur nga Mustafa Kemal Ataturku.