Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Specialja: Ish-ushtarët e UÇK-së në këtë fazë s’mund të gjykohen në liri

 
   

Zyrtari i lartë për Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në liri nuk është i mundur në këtë periudhë.

Ai theksoi për EO që një vendim i tillë nuk është i mundur duke marr për bazë që ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të kontrollohen nga një panel i veçantë çdo dy muaj.

“Ky është një vendim që një penal përkatës duhet ta marrë sepse ky panel duhet që t’i i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë dukë u gjykuar dhe ky panel pastaj ta vendos nëse ata duhet liruar apo duhet që ende të vazhdojnë qëndrimin në burg dhe kur ata e bëjnë këtë do të shikojnë poashtu a ka ndonjë rrezik që ata mund të mos kthehen apo ndonjë tjetër rrezik që lidhët më të burgosurit, vendimet e lidhura me Thaçin dhe Veselin, Gjykata konstatoi se ata përbenin rrezik për ndikimin keq në procedurat gjyqësore, por gjyqtarët duhet që ta shohin këtë pyetje përsëri çdo dy muaj kur ka dikë që nuk e ka dënuar ende”.

Doyle poashtu tha se deri në prill të vitit 2025 në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së pritet që të dëgjohen të gjithë dëshmitarët e konfirmuar deri më tani. Mirëpo ky vit mund të ndryshojë nëse gjykatësit e shohin të arsyeshme që t’i thërrasin prapë dëshmitarët dhe të i pyesin rreth këtyre çështjeve.

“Deri në prill 2025, ata do të përfundonin thirrjen e të gjithë dëshmitarëve të tyre, të cilët do të pyeteshin nga të mbrojturit pas kësaj, është pak e vështirë të vlerësohet se çfarë do të ndodh, kështu që të mbrojturit së pari mund të paraqesin dëshmi për të hedhur poshtë akuzat që mund të thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme dhe të thërrasin për shkarkimin e akuzave dhe nëse një shkarkim i tillë nuk jepet, atëherë ne do të kalonim në faze kur ekipi i të mbrojturve mund të zgjedhë të thërrasë dëshmitarët për të mbështetur çështjen e tyre, kështu që ne e dimë se prokuroria kishte thënë dy vjet, por çfarë ndodh më pas nuk mund të themi mund të themi sepse gjyqtarët do të punojnë për t’i lëvizur gjërat shpejt”.

Zëdhënësi i Speciales theksoi rëndësinë e dëshmitarëve dhe provave në të gjithë procesin e gjykimeve në Hagë. Madje tha se Dhomat e Specializuara nuk duhet të bindin askënd për provat ose për cilësinë e tyre.
Ai shton se është punë e gjyqtarëve më pas që të shohin nëse provat e paraqitura kanë vlerë e janë të pranueshme.

Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.