Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diplomati i shquar shqiptar, Prof. Dr. Shaban Murati, të mërkurën më 1 nëntor promovon dy librat e tij të rinj, “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare” dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”.
Ngjarja do të zhvillohet në Bibiliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” duke filluar nga ora 11.00.
Në një postim në Facebook, Prof. Dr. Shaban Murati, ka njoftuar lidhur me ngjarjen, ndërsa u ka bërë thirrje lexuesve të tij për pjesëmarrje.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për promovimin e librave të mi në Prishtinë
Ministria e Jashtëme e Kosovës organizon në Prishtinë në datën 1 nëntor 2023, ditën e mërkurë, promovimin e dy librave të mi të rij të vitit 2023 “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare” dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, ora 11.00.
Miq dhe lexues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, dhe viseve të tjera shqiptare, që ndodhen në Prishtinë atë dite, jeni të ftuar të merrni pjesë dhe ta ndajmë së bashku këtë ngjarje të gëzuar për mua!
Faleminderit Kosovë!