Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherri tek Kepi i Rodonit/ Mark Frroku tha se ishte përfaqësues, Kisha Katolike e përgënjeshtron

Një sherr pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës një ditë më parë në zonën e Kepit të Rodonit. Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij, i cili është dhe arrestuar.

Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku.Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, i ka bërë me dije se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë të tillë.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.