Të paktën pesë punëtorë vdiqën të hënën në mëngjes derisa punonin në një bosht ashensori në kantierin e madh të ndërtimit të Westfield Hamburg të Gjermanisë.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:10, kur skela në një bosht ndërtimi është shembur në disa kate, duke groposur të paktën tetë punëtorë.
Siç raporton mediumi gjerman “Bild” në vendngjarje ndodhen disa ambulanca dhe mjekë të urgjencës. Gjithashtu është kërkuar një helikopter shpëtimi.
Për momentin nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.