Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shala tregon emrin e hartuesit të draft asociacionit

 
   

Eksperti i sigurisë Drizan Shala i ftuar në Euronews Albania është shprehur se draft-statuti i asociacionit prej disa muajsh ka qenë në zyrën e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

Ai theksoi se ishte homologu shqiptar i Kurtit Edi Rama, i cili e nxori në publik dhe e propozoi atë para BE-së.

Sipas tij Rama nuk e ka hartuar vetë planin por e ka marrë në zyrën e Kurtit.

“Përsa i përket draft statutit që është propozuar tani, është pikërisht ai draft-statut që është gjendur para disa muajsh në zyrën e kryeministrit të Kosovës. Ai nuk e bëri publike në asnjë moment të caktuar dhe si rezultat, kryeministri shqiptar Edi Rama e nxori atë në publik, duke e propozuar si një draft-status për BE se mund të jetë një zgjedhje optimale mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë draft  e sollën më pas në aspektin vizual në Prishtinë dhe Beograd. Ky draft është ai që e ka propozuar Rama, draft që e ka marrë në zyrën e Kurtit”-tha ai.