Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Etleva nuk ia doli! Shqiptarja në Itali ndërron jetë 48 orë pasi burri tentoi ta mbyste, nënë e 4 fëmijëve

Ajo luftoi me gjithë forcën që kishte në trup, por Etleva Bodi nuk ia doli dot dhe pas 48 orësh, mjekët e spitalit San Paolo në Savona nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të dorëzoheshin. Bashkëshorti i saj, Selami Bodi tentoi ta mbysë gruan e tij, 31 vjeç, dhe më pas mori urgjencën kur ajo nuk po merrte frymë. Etleva Bodi ja doli të mbijetojë 48 orë dhe la pas katër fëmijë.

Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. Tani 41-vjeçari Selami Bodi, i arrestuar nga karabinierët e komandës provinciale të Savonës të drejtuar nga komandanti i kompanisë Fabio Truddaiu, ndodhet në burgun në Marassi, i akuzuar për vrasje.

Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës, në një apartament në via Corridoni, në lagjen Villapiana. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 11 vjeç, tashmë i janë besuar një të afërmi.

Si ndodhi ngjarja?

Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë të 41-vjeçarit. Ajo e lë në dhomën e ndenjes dhe shkon në dhomën e gjumit. Pikërisht këtu 41-vjeçari që e dëgjon duke folur në telefon, hap derën dhe e sulmon. Ai i bërtet asaj dhe më pas e sulmon. Vetëm kur gruaja e tij nuk merr më frymë, ai e lëshon dhe telefonon numrin e urgjencës.

Personeli mjekësor dhe karabinierët mbërrijnë në vend. Mjekët e gjetën shqiptaren të pajetë në dysheme dhe pas 60 minutash në reaminacion ajo filloi të merrte sërish frymë. Efektivët e gjetën burrin, ende pranë gruas, e cila rrëfeu mes lotësh se kishte tentuar të vriste gruan.

Shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka denoncime nga gruaja e tij për dhunë. Ai vetë pranoi se javët e fundit debatet ishin gjithnjë e më të shpeshta.