Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Trepça” suspendon kryetarin e Sindikatës, reagon Hoti: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

 
   

Ndërmarrja “Trepça” ka marrë vendim për suspendimin nga puna të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri, njëherit deputeti i LDK-së Avdullah Hoti. Ai thotë se ky vendim është i paprecedent dhe absurd.

Hoti thotë se tani është koha për të negociuar e jo për t’i hedhur benzinë zjarrit.

“Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi.

Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët. Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, shkruan Hoti.