Kryebashkiaku i Shkodrës ka kryer një ndërhyje kirurgjikale ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Benet Beci, përmes një postimi në Facebook, ku falënderon të gjithë ata që janë i kanë dërguar mesazhe.
Nuk dihet se çfarë lloj ndërhyrjeje ka kryer, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Postimi:
Të nderuar bashkëqytetarë,
më lejoni t’ju falënderoj për çdo mesazh që më keni përcjellë për t’u interesuar për ndërhyrjen kirurgjikale që kam realizuar sot pranë Spitalit të Shkodrës.
Faleminderit gjithsecilit, por në mënyrë të veçantë bluzave të bardha të Spitalit të Shkodrës, me në krye drejtorin e institucionit Dr. Senad Halluni, mjekët kirurgë të Shkodrës, Dr. Gëzim Galiqi, Dr. Shpëtim Ymeri dhe mjekun anestezist Ervin Troshani, për gadishmërinë dhe kujdesin e treguar.
Faleminderit dhe gjithë stafit infermier, veçanërisht Vjollcës, motër Martës dhe Julit.
Mirënjohje pafund.