Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se bastisjet e së hënës në disa prona të ish zyrtarëve të ndryshëm në Kosovë, mund të kenë të bëjnë me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Blakaj tha se është e vështirë të parashikohen veprimet që ZPS mund të ketë në të ardhshme apo cilat mund të jenë pronat që do të bastisen në të ardhmen.
“Unë besoj ndoshta bëhet fjalë ndoshta për hetime të mundshme të prokurorisë Speciale apo ZPS-së për ndonjë vepër e cila mund të ketë lidhje me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Sigurisht në këtë moment nuk e dimë për çka saktësisht bëhet fjalë por e dimë që bëhet fjalë për dy persona që kanë qenë këshilltarë të ish-presidentit Thaçi kështu që fjala është për pretendime të veprave që kanë të bëjmë me pengimin e administrimit të drejtësisë”, tha ai.
Bakaj shtoi se është e vështirë të parashikohen veprimet që mund të ketë edhe në të ardhmen dhe sipas tij askush nuk mund ta dijë se a do të ketë apo kush do të jenë pronat e bastisura në të ardhmen.
Ndërsa i pyetur se sa mund të zgjas faza deri në ngritjen e aktgjykimit përfundimtar, Blakaj tha se një gjë e tillë mund të shkoj deri në 4 vite.
“Në tërësi ashtu siç është pritur nga fillimi deri tek aktgjykimi përfundimtar mund të presim së paku edhe 2 vite, deri në përfundim të këtij procesi, mund të ketë 2-3 muaj më herët ose më vonë, është një ndër proceset më të gjata, bile duke e krahasuar edhe me atë të Tribunalit të Hagës. Në përgjithësi mund të shkoj deri në 4 vite nga ngritja e aktakuzës deri në shkallën e parë”, tha ai.