Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’.
Ka disa ditë që minatorët e ‘Trepçës’, janë futur në grevë. Kërkesat e minatorëve grevistë janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, t’u bëhet sigurimi shëndetësor si dhe të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës.
Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.
Po ashtu do të diskutohet edhe formimi i Grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit për metrologji.