Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurthi, kumbullat nga hasmi dhe borxhi!” Dëshmia e Deliut: Si ma vranë shokun e fëmijërisë

Xhafer Deliu i arrestuar në Tetor 2022 dhe i dënuar për dhunë në familje ka dëshmuar përpara prokurorëve kërcënimin që ka marrë Ervis Daka alias Dragoviç me një mesazh të koduar me dy qese kumbulla.

Gjatë dëshmisë Deliu, sipas gazetarit Elton Qyno ka treguar kurthet që i kanë ngritur dhe disa nga vrasjet e bujshme që kanë ndodhur në Elbasan në vitet e fundit.

“Së fundmi është zbuluar se vrasjen e Arjan Spahiut, sipas belgëve e ka kryer një person nga Shkodra, Rubens Meçe. Vrasjen e Everest Cakës që është kushëri, djali i tezes së Arben Spahiut e ka kryer sërish personi Rubens Meçe dhe me një person me mbiemrin Murati, i cili është i afërm i Admir Muratit.

Dua të shtoj se Ervis Daka, ka qenë në Dubai këto vite dhe sa erdhi më solli këtë mesazh me kumbulla brenda në burg. Ervisi është shok i Mikel Kamamit shok fëmijërie, solli mesazhin që më ka dërguar Mikeli nga Dubai. Unë me Everest Cakën kam qenë shumë shok që në fëmijëri si dhe di që Everesti dhe Rubens Meçe kishin shoqëri.

Tre ditë pasi të vritej Everesti më tha se kishte marrë lekë borxh 50.000 Euro tek Rubensi dhe për këtë gjë në vijim kishte mësuar se Rubensi i kishte vrarë vëllain, Arben Spahiut në Belgjikë. Mbas kësaj e vranë dhe Everestin. Lidhur me këto fakte ne kemi dyshuar se Rubensi vrasjet i ka kryer për llogari të Hajdar Qoses dhe Mikel Kamamit.

Gjithashtu, dua të sqaroj kurthin që me ngritën mua kur më futën lëndë narkotike në shtëpi, ku unë isha duke qëndruar me fëmijët pasi jam i divorcuar. Po kështu, histori kurthesh i kanë bërë edhe Arben Spahiut dhe të vëllait Rigers Spahiu që i kanë vendosur armë në banesë. Nuk i kemi provuar kumbullat, pra nuk i kemi konsumuar si ushqim asnjëri nga ne. Nuk kemi patur asnjë kërcënim tjetër gjatë kësaj kohe.

Dua të theksoj se gjithë këto janë veprime qe ne mos t’i biem mbrapa të vërtetës për jetët e marra njerëzve tone. Për të mbyllur gojën dhe mos kërkuar prova për të dalë e vërteta e vrasjeve. Çdo veprim i cili kryhet është menduar mirë nga hasmit tanë që përmenda më sipër…” tha ai.

Në kallëzimin që ka paraqitur në polici sipas Ora News, Arben Spahiu ka treguar se:

“…në 8 Maj 2023 shokut tim të dhomës dhe njëkohësisht kushëririt, Xhaferr Deliu, i kanë ardhur dy qese kumbulla dhe një bidon uji boshatisur me dy gisht lëng me ngjyrë kremi. Xhaferri, nuk priste porosi nga shtëpia dhe kur ka hapur gesen me kumbulla, ka parë që ja ka sjellë Ervis Daka, pasi ishte e shkruar në letër. Xhaferri, e njeh si person por nuk ka shoqëri me Dakan. Por ne e dimë që ky person rri në Dubai me personat që në kemi hasmëri. Dyshojmë që mund të jetë ndonjë mesazh nga ata ose kumbullat, mund të kenë diçka që mund të na dëmtojnë…”.

Sipas tij personat që kanë hasmëri janë: Hajdar Çopja, Franc Çopja dhe Mikel Kamami.

“…Mikeli është shoku i ngushtë i Ervisit, që na dërgoi dy qeset me kumbulla sot…”-ka deklaruar Arben Spahiu.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe vëllai i Arbenit, Rigers Spahiu, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Lidhur me këtë situatë policia kriminale e Elbasanit e koordinuar dhe nga SPAK, ka marë në pyetje Xhafer Deliun, i cili nga ambientet e burgut ka shpjeguar se:

”…ditën e sotme rreth orës 12:00, ka ardhur polici sektorit që ishte me shërbim dhe më ka pyetur se:“A ke gjëra për të nxjerë se kanë ardhur gjëra nga takimi…? Mirë i thashë se: “…s’kam gjëra për të nxjerrë…”. Aty kam shkuar dhe kam folur në telefon me familjen me nënën dhe ajo më tha se: “…do vij pasnesër, nuk të kam dërguar asgjë me asnjë njeri…”. Erdhi polici përsëri që ishte Shpetimi i kontrollit të ushqimeve dhe më tha që të ka ardhur kjo qese. Unë e hapa qesen, ishin brenda tyre një qese me kumbulla dhe nje bidon i vogël uji, që kishte pak lëng frutash. I mora në dorë fillimisht, pastaj tek një letër që ishte brenda me emrin “Ervis Daka”. Sa pashë emrin e atij personit i ktheva mbrapsht kumbullat ku i thash policit: “…pse m’i sollët…?” dhe m’u pergjigj se i kishte thënë Ervis Daka: “…çoja, do, s’do, ti jepja…”. Mbas kësaj bisede, i thashë të vinte shefi i policisë dhe ja thashë se përveç familjes mos pranonin gjëra që vijnë për mua dhe i shkruajti tek blloku i vet.

Vrasja e Arjan Spahiut nga shkodrani Rubens Meçe

Lidhur me Ervis Daka, unë nuk e njoh fare, por ky është shok me Mikel Kamamin, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Shqiptare dhe jeton aktualisht në Dubai. Ky person është hasëm me kushëririn tim Arben Spahiu, të cilit i është vrarë vëllai në Belgjikë, Arjan Spahiu. Së fundmi është zbuluar se vrasjen e Arjan Spahiut, sipas Belgëve e ka kryer një person nga Shkodra, Rubens Meçe, aktualisht është në burg në Spanjë në Barcelonë. Lidhur me sendet që ka dërguar sot Ervis Daka, dyshoj se është një mesazh ose janë me përmbajtje helmuese për të më vrarë. Si mesazh kuptoj që: “…ha kumbulla në burgje dhe në fund do ikësh…”.

Everest Cakën e vrau Meçe dhe një Murati

E gjithë kjo histori si shpjegova më sipër e bëjnë hasmit tonë, të cilët duan gë të na vrasin dhe mos ngelet asnjë dëshmitar lidhur me ngjarjet që kanë kryer ndaj njerëzve tonë. Gjithashtu, mendoj se kjo lidhet edhe me vrasjen e Everest Cakës që është kushuri, djali i tezes së Arben Spahiut. Këtë ngjarje e ka kryer sërisht personi Rubens Meçe dhe me një person me mbiemrin Murati, i cili është i afërm i Admir Muratit.

Daka ishte në Dubai, sa erdhi na kërcënoi në burg

Dua të shtoj se Ervis Daka, ka qenë në Dubai këto vite dhe sa erdhi më solli këtë mesazh me kumbulla brenda në burg. Ervisi është shok i Mikel Kamamit shok fëmijërie, solli mesazhin që më ka dërguar Mikeli nga Dubai. Unë me Everest Cakën kam qenë shumë shok që në fëmijëri si dhe di që Everesti dhe Rubens Meçe kishin shoqëri. Tre ditë pasi të vritej Everesti më tha se kishte marrë lekë borxh 50.000 Euro tek Rubensi dhe për këtë gjë në vijim kishte mësuar se Rubensi i kishte vrarë vëllain, Arben Spahiut në Belgjikë. Mbas kësaj e vranë dhe Everestin. Lidhur me këto fakte ne kemi dyshuar se Rubensi vrasjet i ka kryer për llogari të Hajdar Qoses dhe Mikel Kamamit. Gjithashtu, dua të s’qaroj kurthin që me ngritën mua kur më futën lëndë narkotike në shtëpi, ku unë isha duke qëndruar me fëmijët pasi jam i divorcuar. Po kështu, histori kurthesh i kanë bërë edhe Arben Spahiut dhe të vëllait Rigers Spahiu që i kanë vendosur armë në banesë. Nuk i kemi provuar kumbullat, pra nuk i kemi konsumuar si ushqim asnjëri nga ne. Nuk kemi patur asnjë kërcënim tjetër gjatë kësaj kohe. Dua të theksoj se gjithë këto janë veprime qe ne mos t’i biem mbrapa të vërtetës për jetët e marra njerëzve tone. Për të mbyllur gojën dhe mos kërkuar prova për të dalë e vërteta e vrasjeve. Çdo veprim i cili kryhet është menduar mirë nga hasmit tanë që përmenda më sipër…”.

Aktualisht, për mesazhin kërcënues të përcjellë brenda në burg nga Ervis Daka përmes dy qeseve me kumbulla dhe një suko dardhe, policia ka arrestuar Ervis Dakën. Ndalimi i tij erdhi 10 ditë pasi kishte dërguar kumbullat dhe se aktualisht për këtë veprim vijon të qëndrojë në burg.