Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E rrezikshme!”/ Deklaratat e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit të BE

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi….”

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik.

Kujtojmë se Dodik e ka bërë këtë deklaratë 3 ditë më parë teksa u shpreh “se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë edhe Mali i Zi”.

Rama e ka konsideruar si të rrezikshme këtë deklaratë, teksa është shprehur i habitur për faktin se si autortietet e BE, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit ende nuk kanë reaguar.

Reagimi i Ramës

Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të tregoj, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!