Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po bën “gjueti shtrigash” të shkallës së gjerë në Kosovë.
Kritikat e Çitakut vijnë në kohën Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Insajderi.
Ajo me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka pretenduar se po Specialja po e përndjek këdo që ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Ato tani kanë degraduar në nivelin e organizimit të gjyqeve të politizuara në Hagë dhe në ‘gjueti shtrigash’ të shkallës së gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, apo kujtdo që ka lidhje me UÇK-në. Drejtësi e pervertuar”, ka shkruar numri dy i PDK-së. /Insajderi.org/