Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës është duke mbajtur një protestë para Qeverisë së Republikës.
Kjo protestë e pjesëtarëve të NJSI-së (FIT-it) po bëhet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.
Kujtojmë se javën e kaluar, Qeveria Kurti propozoi shtesat e reja për Policinë e Kosovës. Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave. Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.
Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive. /Indeksonline