Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiptari i dënuar përjetë në Greqi shpallet i pafajshëm

Pas 9 vitesh zbulohet e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, ngjarje në të cilën u përfshi 54-vjeçari me origjinë shqiptare, Jani Zoto.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica në vitin 2015 dhe ishte dënuar me burgim të përjteshëm. Viktima me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve bashkëjetonte me shqiptarin prej vitesh.

54-vjeçari kishte mohuar përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë por me faktet e reja që dolën në dritë u provua pafajsia e tij. I akuzuari tashmë është liruar me kushtin që të mos dalë jashtë vendit dhe paraqitjen e tij një herë në muaj në komisariatin pranë vendbanimit të tij.

Gjurmët e gishtërinjve të zbuluara në vendin e krimit i përkisnin një pakistanezi, i cili jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë të pallatit ku jetonte edhe çifti.

Autori është arrestuar në Gjermani për vjedhje të një dyqani dhe pas një hetimi u zbulua që ai ishte autori i vrasjes në ishullin Kos të Greqisë.

Sipas mediave greke, ai ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 Prill 2014 rreth orës 13:54 dhe ishte vetë Jani Zoto ai që kishte telefonuar policinë. “E kanë vrarë, nuk e besoj kush e ka bërë këtë”, kishte deklaruar shqiptari në momentin që kishin ardhur oficerët e policisë.

Nga ajo që shkruajnë mediat greke mësohet se shqiptari kishte qenë në punë në momentin kur edhe është kryer vrasja./Klan News