Gjatë orëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të motit në të gjithë territorin.
Në mbrëmje pritet të ketë stuhi dhe erë të fortë, çka do të sjellë probleme në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut parashikohet të nisin rreth orës 20:00 të mbrëmjes e do të vazhdojnë përgjatë gjithë natës.
Në disa Bashki të vendit grupet e punës janë në gatishmëri, pasi mund të ketë edhe përmbytje.
Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 21°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 13 deri 24°C