Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj: Jelekët antiplumb Policia i ka marrë donacion me këtë Qeveri, ne përpara kemi qenë ‘Amerikë’ për policinë në rajon

 
   

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në “Debat Plus” ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë protestë.

Qalaj e nisi fjalën e tij dukë thënë se deklaratat e Sveçlës është sikur të ishte shkruar nga dikush andej kufirit (me Serbinë) dhe jo nga një ministër i Kosovës.

“…është shumë e rëndë çka ka shkruar ministri i Brendshëm”, ka thënë Qalaj.

Më tutje Qalaj ka thënë se Policia me këtë Qeveria kanë marrë donacion jelekët antiplumb nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më herët ka qenë “Amerikë” për policinë në rajon.

“Kurrë Policia e Kosovës nuk është më keq më pajisje, as në vitin 2008, as 2009 as 2010 as sot. Është e vërtetë që i akne blerë disa autoblinda. Është e vërtetë që i kanë blerë një pjesë të uniformave, por të tjerat janë llom. Sot policia që e shohim përditë nuk ka këpucë dhe kjo është fakt. Që tri vite s’ka marrë këpucë. Jelekët antiplumb Policia e Kosovës si ka marrë doancion nga Maqedonia e Veriut, kurrë s’ka ndodhë. Ne përpara kemi qenë Amerikë për policinë në rajon. Edh epur ka aspekti logjistik edhe nga aspekti i pagës dhe nga aspekti profesional”, ka thënë Qalaj.

“Skenat që pamë sot është mjaftë e rëndë”, ka thënë Qalaj gjersa ishte duke komentuar protestën e NjSI-së.

Më herët Sveçla reagoi duke thënë se Kosova është vend i varfër dhe me buxhetin më të vogël në Evropë, por se ky vend është e themeluar mbi sakrificën e luftës për liri, me akte heroike dhe humbje në njerëz.

“Mbrojtësit e Republikës sot janë njerëzit më të vlerësuar prej popullit të Kosovës. Kërkesat janë të shumta dhe ka kategori shoqërore të cilat kanë shumë vështirësi përgjatë jetesës së tyre. Si Ministri e Punëve të Brendshme, nga 9 agjenci ekzekutive, Policia e Kosovës ka pasur mbështetje dhe fokus të veçantë me qëllim të mobilizimit në luftimin e krimit, kontrabandës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Nga vetë Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar, ashtu edhe me ngritjen në strukturë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të policëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro.

“Nga marrja e mandatit, deri në votimin e buxhetit për vitin 2024, kemi rritje për mbi 30% në buxhetin total të Policisë, përderisa, në investimet kapitale kemi rritje për 300%. Nga viti 2021, buxheti për pajisje operacionale është 21-fishuar. Në vitin 2021, buxheti ka qenë më pak se gjysmë milioni për pajisje operacionale, ndërsa këtë vit është mbi 9 milionë euro.