Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edi Rama na gënjeu, ky është projekti që Qeveria e Kosovës thotë se do ta firmos Albin Kurti”

Sot gjatë ditës është publikuar nga mediat e Shqipërisë një propozim i kryeministrit Rama për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi me titullin “Projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, kryeministri Rama ua dërgoi presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 qershor të këtij viti.

Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Megjithatë, sipas Prof.Dr. Enver Bytyҫit thuhet se ky projekt është i rremë dhe se është prezantuar nëpër media nga vetë Rama ose njerëzit e tij.

Profesor Bytyҫi shkruan në Facebook se “qeveria e Kosovës e përgënjeshtroi pikërisht pas lajmit të KLAN SHQIPËRIA faktin se projekti real, ai për të cilin Kurti thotë se do të firmosë, të jetë projekt i paraqitur nga Edi Rama. Ajo thotë se në dosjen e Albin Kurtit ka një tjetër projekt europian. Jo atë që qarkullon në medie. Pra, jo atë që ka dërguar Rama te Macron dhe te Scholz”.

Postimi i plotë:

Zëdhënësi i qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi sot mbas dite se një projekt që qarkullon në medie i Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka të bëjë aspak me projektin për të cilin ka rënë dakord Albin Kurti. Pra ajo çfarë na është servirur ne publikut është një variant i sajuar.

Ndërsa TV KLAN i Shqipërisë në edicion qendror të lajmeve të drekës ditën e sotme ka zbuluar burimin e projektit që qarkullon në medie. Ai projekt, thotë TV KLAN, është projekti që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar në fillim të korrikut të këtij viti kancelarit gjerman, Scolz dhe presidentit francez, Macron. Dihet historia e propagandës se Edi Rama po “luan rol në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi me atë projekt”!

Por mesa duket ky projekt në qarkullim nga dita e djeshme i është servir medieve nga Edi Rama ose njerëzit e rrethit të tij, me qëllim që publiku të thotë: “E shihni ju! Rama se Rama! Ai paska pasë të drejtë. Projekti i tij u pranua më në fund nga Albin Kurti! Për rrjedhojë këta që servirën një projekt të rremë donin të rithonin se kritikat që iu bënë Ramës nga opozita në Shqipëri dhe nga Kosova asokohe ishin të padrejta. Madje këtë e tha TV KLAN!

Ndërkohë qeveria e Kosovës e përgënjeshtroi pikërisht pas lajmit të KLAN SHQIPËRIA faktin se projekti real, ai për të cilin Kurti thotë se do të firmosë, të jetë projekt i paraqitur nga Edi Rama. Ajo thotë se në dosjen e Albin Kurtit ka një tjetër projekt europian. Jo atë që qarkullon në medie. Pra, jo atë që ka dërguar Rama te Macron dhe te Scholz!

A e kuptoni o njerëz, sa mashtrues dhe i pabesë është ky kryeministri ynë?! Sa egoist dhe i etur për protagonizëm është ai?! Sa shumë investon që ta rivlerësojë mendjen dhe vullnetin e tij pro-serb?!