Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spahiu: A u pagua ministri Sveçla që e rrezikoi jetën e tij, ja kush është personi që punon 24 orë për punët në veri

Edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka reaguar për protestën e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive para Qeverisë, të cilët kërkuan rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Në një postim në Facebook, Spahiu ka thënë se meqë policët janë paguar për punët shtesë, duhet të duhet edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar që të dallohen politikanët që punojnë me përkushtim në terren për punët e tyre shtesë.

“Policët qenkan paguar për punën e tyre shtesë. Por, vallë a është paguar Xhelal Sveçla për punën e tij shtesë ditë e natë? Po për faktin se e ka rrezikuar jetën e tij? Po Arbër Vokrri që ditë e natë përpiqet të rregullojë punët në veri duke punuar 24 orë në ditë?

Duhet të dallojmë politikanët që vetëm marrin nga shteti duke pirë kafe në zyrë dhe nuk i japin asgjë prej atyre që punojnë me përkushtim në terren pa marrë asnjë cent për punën e tyre shtesë. Leni inatet e xhelozitë…”, ka shkruar Spahiu.

Pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, sot pritet të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Siç raportohet, protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave dhe jo siç vepruan njësitë tjera para objektit të Qeverisë.