Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq e pranoi njohjen ‘de facto’ me kushtin që të nënshkruajë pas zgjedhjeve? Bërnabiq: Gënjeshtra

 
   

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i quajti gënjeshtra disa detaje të shkruara në gazetën Nova.

Nova shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi Asociaiconin në Bruksel dhe se Vuçiq e pranoi marrëveshjen me njohje ‘de facto’, por që ka kërkuar ta nënshkruajë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Nuk ka asgjë ‘ekskluzive’ në gënjeshtrat e përhapura nga mediat e Sholakut – ato janë të njëjta para çdo zgjedhjeve. Deri më tani, afërsisht 528 herë, e kanë ‘kuptuar’ se Vuçiq do ta njohë Kosovën*, ose se do të vendosin sanksione ndaj Rusisë një ditë pas zgjedhjeve”, shkroi Bërnabiq në “X”.

“Ju ecni përpara me gënjeshtrat, dhe ne vazhdojmë me rezultatet”, shtoi ajo.