Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, në një lidhje direkte për shpalljet e zgjedhjeve në Serbi nga Vuçiq ka thënë se presidenti serb do që të fitojë kohë sepse sipas tij, tashmë gjendet para një realiteti që duhet ta njohë Kosovën de-facto.
“Këto zgjedhje po i japin pak më shumë oksigjen Vuçiqit, i cili ka gati fitoren në këto zgjedhje”, ka thënë Andoni.
Andoni ka thënë se është një paradoks në pjesën e “dokumentimit sllav të dialogut”.
“Ka një paradoks shumë të madh në gjithë pjesën e dokumentimit sllav të dialogut për arsyen e vetme që një vend që është futur në dialog më shumë se një dekadë dhe të thotë që nuk e njoh Kosovën e dialogun është një paradoks i madh”, ka thënë ai.
Sipas tij, këtu tregohet edhe paqartësia ideologjike e partisë së Vuçiqit.
Analisti nga Shqipëria është shprehur se i ka bërë përshtypje dhe e sheh më shumë shqetësim, faktin që në buxhetin e Serbisë, këtë vit, për Kosovën janë ndarë më shumë para se vitin e kaluar.