Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ka 21 fëmijë biologjikë, gruaja e milionerit rus: Nuk do të ndalemi deri sa të bëjmë 105

Kristina Ozturk, një ruse me banim në Gjeorgji, është bërë nënë e 21 fëmijëve përmes surrogacisë. 18 prej tyre kanë lindur brenda 1 viti. Qëllimi i saj ambicioz është të ketë 105 fëmijë biologjikë me bashkëshortin e saj milioner, Galip.

Ky fundit aktualisht po vuan një dënim me tetë vjet burg për akuza të lidhura me drogën. Rusja këmbëngul se është një nënë praktike pavarësisht se shpenzon 90 mijë euro çdo vit për 16 dado që kujdesen për fëmijët e saj.

Një video në llogarinë e saj në Instagram shfaq vitet e lindjes dhe emrat e të gjithë fëmijëve të saj, përveç dy të lindurve në 2020, me fëmijën më të madh, Victoria, nga një lidhje e mëparshme, e lindur në 2014 dhe më të voglin, Olivia, e lindur në janar 2021.

“Unë jam me fëmijët gjatë gjithë kohës, duke bërë të gjitha gjërat që bëjnë normalisht nënat”. Fëmija i tyre i parë Mustafa ka lindur më 10 mars 2020 ndërsa fëmija i tyre i 21-të Judy, është vetëm tre muajsh.

Çfarë është surrogacia?

Një bartëse gestacionale mbart një shtatzëni për një individ ose çift duke përdorur një vezë që nuk është e saj. Veza mund të vijë nga nëna biologjike ose nga një dhuruese. Po ashtu, spermatozoidi mund ti përkasë babait biologjik ose një dhuruesi. Shtatzenia arrihet përmes fekondimit in vitro/Living/