Ish-kryetari tashmë i degës së LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka bëre të ditur se pas 21 vitesh sot nuk ishte kandidat për kryetar.
Beqiri theksojë së kryetare zgjodhën Donjeta Dragushen, aktiviste dhe ish-kryetare e forumit rinor.
Ai falënderoj kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për vlerësimin e tij për shumë vite, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Sonte mbajtëm me sukses Kuvendin zgjedhor të degës së I-rë të LDK-së Kodra e Trimave Prishtinë.
Pas 33 vitesh në kryesi të degës, prej tyre 12 vite Sekretar dhe 5 mandate apo 21 vite Kryetar i degës, sot nuk isha Kandidat per Kryetar.
Kryetare të degës zgjodhëm znj.Donjeta Dragusha, ekonomiste e diplomuar.
Edhe pse e re në moshë, ajo për shume vite është aktiviste e LDK-së degës tonë, ish Kryetare e Forumit rinor, njëherit asambleiste aktuale e Komunës së Prishtinës.
Me këtë rast i uroj suksese dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë.
E falenderoj Kryetarin z.Lumir Abdixhiku për pjesëmarrje në Kuvend dhe për vlersimin e tij për mua dhe degën e I-rë për rezultatet e shkelqyera për shumë vite.
Ishte nder, privilegj dhe përgjegjësi e imja e madhe, të udhëheq për kohe të gjatë këtë degë të mrekullueshme.
I falenderoj të gjithë përkrahesit e mi, votuesit e mi, qe për shumë vite, mbi 2 dekada ma besuan udheheqjen e degës më të mirë të LDK-së.
Zoti ju bekoftë,
Zoti e bekoftë LDK-në,
Zoti e bekoftë Kodrën e Trimave,
I juaji,
Ismet Beqiri.