Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë Kurtit se që prej kur e njeh, vuan nga kompleksi i madhështisë. Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e di që ka qejf të jetë në mesin e liderëve më të rëndësishëm të vendit, në lozhën e Thaçit e Rugovës.
Por Krasniqi thotë se derisa historia e mban mend Rugovën si njeriun që i ka dhënë drejtim euro-atlantik shqiptarëve e Kosovës dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë, atëherë Kurti duhet të mendohet se si do ta mbaj në mend historia, duke ia përmendu pranimin e Asociacionit.
“Kompleksin e madhështisë prej të cilit ke vujt prej që të njohë, ata s’mund ta heq askush. Po pikërisht pse e ki këtë kompleks, mendoje se si ka me të vlerësua historia.
E di që e mënon, e e di që ke qejf me qenë prej liderëve ma të rëndësishëm të këtij populli, me të shkru edhe mas 30 vjetëve.
Kryeministra ka pasë, liderë ka pas, ka do të ketë. DO mbahen men do s’mbahen. Po ti ki qejf me qenë të llozha e parë, qaty me Hashim Thaçin me Ibrahim Rugovën. Po derisa Rugovën e mban mend historia që ua ka dhënë orientimin perëndimorë shqiptarëve dhe Kosovës, dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë dhe drejtues i luftës, ti mendo a ka me të mbajt mend ky popull si njeri që i ka dhënë një komuniteti etnik autonomi, që nesër mundet me u bo federalizim ose ndarje”, ka thënë Krasniqi.