Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Beogradi ka nënshkruar edhe me PDK edhe me LDK, aman më tregoni qysh ja keni bo ta mësoj edhe une

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar të di nga PDK e LDK se si sipas tij Beogradi në të kaluarën pranonte të nënshkruante me ta. Ai ua përmendi marrëveshjet e nënshkruara në 2013 e 2015.

Ai ka thënë Vuçiq po i ikë atij, përmendi se si atje po mbahen zgjedhje e Kosova me udhëheqjen e tij po del të jetë konstante sipas tij.

Beogradi spo don më nënshkru me mua, ka nënshkru edhe me PDK edhe me LDK, aman më tregoni qysh ia keni bo ju që te mësoj edhe unë”.

“Dilni këtu në foltore dhe më njoftoni sinqerisht edhe kolegialisht e vëllazërisht qysh ja keni bob re që me juve nënshkruajke, mua po më ikë spo nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai është konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash unë jam konstant e në Serbi po mbahen zgjedhje. Qysh ja keni bo që nënshkruajke me juve, ju kallxoni qysh ja keni bo që keni nënshkruar në 2013 e ju në 2015-ën”, ka thënë Kurti derisa në sallë nga deputetë e partisë së tij janë dëgjuar duartrokitjet.