Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ciaran”, Shqipëria nën stuhi: Ja kur dobësohen reshjet

Mesdita e të premtes në Tiranë i ngjasoi pasdites së vonë. Rrebeshet e shiut përfshinë vendin ndërsa qielli u errësua. Uji mbushi rrugët.

Situatë e ngjashme ishte thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Më problematik moti parashikohet në këto qarqe

Në Portin e Vlorës u ndalua lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla.

Kapiteneria iu kërkon peshkatarëve të marrin masa për të siguruar anijet pasi i gjithë gjiri i Vorës pritet të përfshihet nga dallë që shkojnë deri në 3 metra.

Era sipas meteorologëve do të jetë e fortë deri paraditen e të shtunës.

Gjatë pasdites parashikohet dobësim i saj dhe i reshjeve të shiut. Ndërkohë vlerat e termometrit do të bien duke shënuar temperatura deri në gjashtë gradë më të ulta se aktualisht.

Mesa duket pranvera iku me tetorin për tja lënë vendin vjeshtës me nisjen e nëntorit.