Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka ngacmuar opozitën me mëngjes, lidhur me seancën e djeshme ku Kryeministri Albin Kurti raportoi lidhur me takimin e fundit në Bruksel.
Batusha ka thënë se në këtë mëngjes me shi, mendjen e ka te opozita, derisa ka pyetur “Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!”
Sipas Batushës, opozita e ka kuptuar dje “që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”.
Postimi i plotë:
Në këtë mëngjes me shi, mendja po m’shkon tek opozita. Qysh janë qu sot?
Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!
Besoj me dje përfundimisht e kanë kuptu që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para.