23 turistë ngelën të bllokuar në Kanionin e Langaricës në Përmet, pasi lumi doli nga shtrati si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur.
Gjatë operacionit të shpëtimit, i cili zgjati 2 orë, nuk pati persona të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.