Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mirënjohje të gjitha ekipeve që thotë se kanë punuar gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar.
Rama, ka bërë të ditur se ende janë duke vazhduar punimet për menaxhimin e situatës në terren.
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjes e panevojshme deri në normalizimin e situatës.
“Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”./teve1.info/
Tags: demetEdi Ramamoti në Shqipëri