Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova synon anëtarësim me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.

Republika e Kosovës është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj Organizate që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

Në margjinat e kësaj konference dyditore, ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës.