Kinematografia shqiptare në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur i filmave shqiptarë, Vladimir Prifti. Lajmin e ka bërë të ditur aktori Mevlan Shanaj me anë të një postimi në Facebook.
Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde”, shkruan Shanaj ne Facebook.
Vladimir Prifti ka lindur në 1942 në Tiranë. Ai mbaroi Akademinë e Arteve të bukura në vitin 1964, ndërsa njihet si realizues i shumë filmave artistik shqiptarë.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976);
“Udha e shkronjave” (1978);
“Kur hidheshin themelet” (1978);
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982);
“Kush vdes në këmbë” (1985);
“Dhe vjen një ditë” (1987),
“Flutura në kabinën time” (1988);
“Dasma e Sakos” (1998);
“Të bekuarit” (2000);
“Butrinti” (2002);
“Legjenda e Baltës” (2003);
“Rruga Egnatia” (2005).