Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si 30-vjeçari shqiptar Klaudio Myrtaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa shqiptari nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se ai u gjet në gjendje kritike me një plumb në kokë, në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Autori i krimit të rëndë si dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta.