Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Më ka nxjerrë me zor nga makina, më la pa asgjë në mes të rrugës”, Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me futbollistin shqiptar

Vesa Vllasaliu po zbulon detaje të reja nga lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha. Dyshja prej kohësh janë përfolur për romancën dhe më pas problemet si çift, derisa i ndan rrugët.

Në Big Brother VIP Kosova 2, Vesa ka thënë se ai u nda nga ajo dy muaj para martesës së tyre dhe se tani ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.

Ajo gjithashtu ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj toksike me ish të fejuarin, me të cilin dikur jetonte në Stamboll.

“Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashtë shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kamë qenë e shkolluar e ata jonë, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë por unë i kam treguar të gjitha”, ka thënë Vesa.

Vesa ka treguar dhe një histori tronditëse që i kishte ndodhur me ish-partnerin e saj, teksa ishin në shoqëri të miqve të tyre.

“Unë burrin tim dy herë në javët e kam parë, kemi shkuar një herë me ngrënë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natën nuk ka folur me burrin e shoqes time.

Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ki prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në 32-tin kat.

Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë.

Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.