Gruja e Rexhep Selimit, njëherësh deputete e VV-së Shqipe Mehmeti-Selimi, përmes një postimi ka faleminderuar shokët bashkpunëtorët dhe bashkaktivistët që kanë vizituar familjen e saj në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë.
Selimi ka thënë se Rexha po i mungon familjes miqve kolegëve bashkpunetorëve dhe gjithë Kosovës, ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë.
Ndërsa ka faleminderuar kryeministrin Kurti dhe zyrtarët e lartë të VV-së që shkuan për vizitë.
“Në veçanti, në emrin tim dhe të familjes sonte falenderojmë Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Bogujevci, Kryetaren e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! znj. Kusari Lila, Sekretarin e LVV Rama, Deputetin Zyba dhe bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun”, ka thënë Selimi.