Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Naxhija nuk resht duartrokitjet, reagimi epik i Ardit Gjebreas ndaj Eni Çobanit (Video)

Në fund të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani shpjegon sërish se vila ku banon Naxhija thjesht është e paregjistruar megjithëse ajo i ka patur me kohë dokumentet e nevojshme. Nga ana tjetër, mbetet ende problemi se ku do të banojë Luljeta që ka shitur shtëpinë pas premtimit të motrës se do të jetojnë së bashku.

Naxhija thotë se gjithçka do të zgjidhet dhe ashtu siç bëri edhe më herët, falenderon dhe duartroket sërish Eni Çobanin. Gjesti i saj nxit moderatorin e programit “E Diela Shqiptare në Tv Klan, Ardit Gjebrean që ta përmbyllë seancën e ndërmjetësimit me një reagim epik.

Eni Çobani: Që nesër do t’i drejtohemi hipotekës, e para për të parë se kush është statusi juridik i kësaj prone sot në Elbasan dhe e dyta, nëse nuk ka akoma certifikatë pronësie, do të fillojmë të bëjmë aplikimin siç bëhet me e-Albania normalisht, me një adresë të zonjës dhe do të shikojmë ç’përgjigje do të na vijë. Por nuk është vetëm kjo. Me Luljetën çfarë do të bëjmë?

Luljeta: Unë nuk e fal.

Eni Çobani: Që ti nuk e fal duket se erdhe deri këtu, por tani çfarë i kërkon nëse kjo s’të fut në shtëpi, çfarë do bësh?

Luljeta: Unë kam hallin tim.

Eni Çobani: Do kërkosh paratë që shite shtëpinë?

Luljeta: Siç më ka premtuar do m’i kthejë lekët ajo. Ajo më premtoi.

Naxhije: Do kthehet zonja Eni, çdo gjë do kthehet, çdo gjë do shkojë në rrugën e duhur.

Eni Çobani: Do kthehet shtëpia jote apo paratë e Luljetës? Se më duket se s’po dëgjon mirë.

Naxhije: Edhe shtëpia ime do zgjidhet zonja Eni, faleminderit.

Eni Çobani: O zonjë, tani më fal se realisht më habit. Po tani, letrat i ke pasur në dorë.

Naxhije: Nuk i kam pasur në dorë zonja Eni, tani u gjetën. T’i kishim në dorë do ishin bërë me kohë e me vakt. Nuk kishim asnjë gjë.

Eni Çobani: Diçka nuk shkon.

Ardit Gjebrea: Mua më duhet ta mbyll dhe të them faleminderit zonja Eni!

Naxhije: Faleminderit zonja Eni!/tvklan.al