Izraeli është duke vazhduar sulmet ajrore mbi Gaza.
Sulme ka pasur edhe të dielën në mbrëmje.
Këto sulme sipas reporterit të BBC-s në Gaza, janë sulmet ajrore me intensive që nga fillimi i luftës.
Ai thotë se sulmet janë përqendruar në veri-perëndim të Gazës, me kampin e refugjatëve në Plazh – i njohur gjithashtu si kampi i Shatit – i bombarduar rëndë.
Më herët, zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha: “Ne sulmojmë me forcë të madhe. Sonte dhe çdo ditë, sonte tani ka një sulm të rëndësishëm.”
Mbi 9 e mijë e 700 palestinezë janë vrarë në Gaza deri më tani.