Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.
Ai është shprehur se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit, përcjell Klankosova.tv.
“Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.
Mbeten frymëzim për brezat e ri. Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”, ka shkruar ai.