Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tensione para Kuvendit, tetë deputetëve të opozitës nuk u lejohet hyrja

Tensione me deputetëve të përjashtuar të opozitës dhe Gardës së Republikës.

Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Deputetët e drejtuar në Kryesi për të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi në orën 10:15, janë ndaluar nga Garda e Republikës.

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në Kryesi, ndërkohë që po zhvillon mbledhjenonline Komisioni i Ekonomisë në të cilën do diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Deputetët qëndrojnë jashtë Kryesisë së Kuvendit, pas kangjellave të portës së Kryesisë, në përpjekje për të hyrë. Ndërkaq, Flamur Noka ka vendosur të hynte me forcë duke kapërcyer kangjellat dhe futur në oborrin e Kuvendit.

Salianji i ka bërë thirrje Gardës të tërhiqet duke u shprehur: “Çfarë jeni ju, gangsterë?”

Ndërkaq, thirrje ka pasur edhe nga deputeti Dashnor Sula i cili u shpreh: “Hapeni derën se latë nam, u larguan të përjashtuarit.”

Për mediet, Gazment Bardhi ka deklaruar se aksioni opozitar sot ia arriti qëllimit për të treguar fytyrën e kryeministrit Rama.

Sipas Bardhit, përjashtimi i tyre nga jeta parlamentare nuk i lejon ata të marrin pjesë në Komisionet parlamentare apo seancat parlamentare, por jo të vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët kanë zyrat e tyre aty, tha Bardhi.

“Tu tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kaq shumë gardistë të Gardës së Republikës nuk ju çohen krimit dhe bandave, i nxirren deputetëve të opozitës.

Ne nuk kemi ndonjë betejë me Gardën e Republikës por kjo është fytyra e tyre. Mos mi ktheni mua kamerat, ktheuani ayre.

Sot janë tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Si ata që kanë zyrë në kryesinë e Kuvendit, edhe unë kam si kryetar i grupit opozitar kam zyra në Kryesinë e Kuvendit”- tha Bardhi.

/Top Channel/