Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak pritet të takohet me Listën Serbe, reagon Kelmendi: BE dhe ShBA e dinë shkakun e konflikteve në Kosovë

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi është duke qëndruar në Kosovë, ku sot është takuar me zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak nesër do të liderët e opozitës, por edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë në Kosovë.

Siç raportohet në media, kërkesa e BE-së pritet të jetë edhe kthimi i tyre në institucionet e Kosovës, dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, në katër komunat veriore.

Rikujtojmë, se përfaqësuesit serbë në Kosovë me 5 nëntorit të vitit ta kaluar kishin vendosur që të mos jenë më pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte deklaruar dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.

Arsyeja e dorëhequr asokohe ishte mos-mbështetja e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.

Kjo vizitë e Miroslav Lajçak vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe të cilin palëve para disa javësh ua kanë paraqitur emisarët perëndimorë.

Në anën tjetër, analisti politik Muhamet Kelmendi, thotë se ideologjia serbe po punon për ta realizuar qëllimin serbomadh.

“Kërkesa për zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë janë antikushtetuese Serbia nuk është e interesuar në zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Për më tepër, me ideologjinë e botës serbe, po punon me forca të shumëfishuara për të realizuar atë qëllim serbomadh. Përveç militarizimit të masave, duke zhvilluar një propagandë intenzive raciste, është edhe armatosur shumë, duke u bërë superfuqi në Ballkan. Me ideologjinë e bashkimit të çdo territori të ndarë nga shteti serb në vitet e 90-t të shekullit të shkuar, ndërmorën edhe masa të karakterit terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Serbia po ikë nga përgjegjësia kundruall UE-së dhe SHBA-ve. Nuk ka për qëllim pranimin e marrëveshjes së arritur me Kosovën. Nuk i intereson fare zgjidhje e raporteve shqiptaro-serbe. Për Serbinë është Kosova “tokë” serbe dhe që me çdo kusht, edhe me luftë, duhet të ripushtohet”, shprehet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, BE dhe ShBA e dinë shkakun e konflikteve me Kosovën.

“Me ideologjinë nacional raciste edhe u deklarua krimineli serbomadh Vuçiq në Bruksel. Ai tha: 1. Serbia kurrë nuk e pranon Kosovën në shtet. 2. Kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe 3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin e Kosovës. Më qartë se këto qëndrime politike nuk ka ku shkon. UE dhe SHBA-të e dinë se ku është shkaku i konflikeve me Kosovën. E dinë se Serbia është shtet raciste dhe tipik luftë nxitëse e me ideologji fashiste. Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin në Uashington. E dinë se Beogradi mban përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. Tash për të përfituar në kohë u pa caktuan nga krimineli Vuçiq zgjedhjet për 17 dhjetor. Kërkuan nga OSB-ja të mbajë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Kjo nuk është ligjore dhe kushtetuese. As OSB dhe as një organ tjetër, i OKB-së a i UE-së, nuk ka të drejtë të organizon zgjedhjet serbe në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur. Nuk është nën Serbi. Serbët mund të votojnë në Serbi a në përfaqësitë diplomatike. Mundësi tjetër të votimit nuk ka. Mirëpo, e gjithë kjo është një formë e ikjes nga dialogu, injorim i shtetit të Kosovës dhe tërësisht papërgjegjësi ndaj UE-së dhe paqes e sigurisë në Ballkan”, shton Kelmendi.

Ai shton se Serbia nuk do ta ndal agresionin ndaj Kosovës dhe se ajo do të ndalet vetëm me forcë.

“ Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e mori Milan Radioçiq, duket se Serbia do të vazhdojë rrugën e njëjtë terroriste. Priten aksione tjera kriminale e terroriste. Kjo ndalohet vetëm me masa konkrete ndaj shtetit serb. Pa e vu nën sanksione shtetin serb dhe pa e parë ky shtet forcën, nuk ndalet nga agresioni terrorist shteti serb. Serbia e njeh vetëm forcën. Në të kundërtën, do të vazhdojë me ideologji të botës serbe dhe me masa terroriste për të krijuar shtetin e madh serb. Serbia nuk ndalet nga qëllimet me përkëdhelje nga UE e SHBA. Ky shtet nuk ndalet pa bërë agresion ndaj Kosovës, Bosniës e Hercegovinës, Malit e Zi dhe Maqedonisë e veriut, që Vuçiq i konsideron të veta. Serbia ndalet vetëm me forcë”, thekson analisti.