Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

70 për qind e popullsisë së Gazës janë zhvendosur me forcë, thonë zyrtarët

Bombardimet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur tashmë 70 për qind të popullsisë në vetëm një muaj, ka thënë zyra e mediave të Gazës.

Siç thonë ata, të paktën 1.61 milionë nga 2.3 milionë banorët e Gazës kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe granatimeve të pandërprera, të cilat kanë vrarë tashmë më shumë se 10,000 njerëz, duke përfshirë rreth 4,100 fëmijë, shkruan Al Jazeera, transmeton teve1.info

Gjithashtu në deklaratë thuhet se dy përqind e popullsisë së përgjithshme të Rripit të Gazës u bënë viktima të drejtpërdrejta të “agresionit” izraelit, ose të vrarë ose të plagosur.