Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëshmitari i nesërm në Speciale pa masa mbrojtëse, procedurat kryesisht publike

 
   

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, përfundoi dëshminë e tij Gjergj Dedaj.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Christopher Bennett, tha se seanca e nesërme pritet të jetë kryesisht e hapur dhe se dëshmitari do ta japë dëshminë e tij pa masa mbrojtëse.

“Dëshmitari i nesërm është planifikuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse. Prandaj, procedurat duhet të jenë kryesisht publike”, tha Bennett.

Sot, u bë e ditur po ashtu se seanca e nesërme fillon prej orës 09:00.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi akuzohen, mes tjerash, për veprat: përndjekje, burgim, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara të tyre janë kryer nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në disa zona në Kosovë dhe në disa në veri të Shqipërisë.

Prokuroria pretendon se shumica e viktimave të të akuzuarve – rreth 100 syresh – janë shqiptarë, porse ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.