Ish- zona ushtarake në fushën e Aviacionit në Gjadër, pritet të jetë strehë e refugjatëve afrikanë që Italia do i strehojë në Shqipëri.
Këtë hapësirë i pari i Shqipërisë ia dha homologes së tij italiane, Gieorgia Meloni.
Pasi Italia dhe Shqipëria u pajtuan për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave në Gjadër dhe në Shëngjin për strehimin e emigrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane.
Marrëveshja mes tjerash parasheh që Shqipëria brenda një viti kalendarik do të strehoj deri në 36.000 refugjatë afrikan.
Por kjo ujdi e paparalajmëruar mes Ramës dhe Melonit për pranimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri, ka nxitur reagime të mëdha ne opinionin publik.
Mirëpo për këtë marrëveshje analisti politik, Ben Andoni, ka kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për mungesë transparence.
Sipas Andonit, një marrëveshje e tillë duhet të kalonte përmes parlamentit shqiptar.
Ndërkaq gazetari Bledian Koka, vlerëson se më këtë marrëveshje rrezikohet edhe siguria kombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vlerësoi si një arritje marrëveshjen për refugjatët me Italinë.
Rama, mes tjerash tha se këtë marrëveshje e pranoi edhe për faktin se Italia e ka ndihmuar shumë Shqipërinë dhe shqiptarët përgjatë viteve të 90-ta.