Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë/ Vuante nga depresioni, 40-vjeçarja hidhet nga shkallët e katit të tretë

Një 40 vjeçare është hedhur mbrëmjen e sotme nga shkallët e katit të tretë të pallatit nr 6 në lagjen” Gafurr Muço”, në Lushnje.

Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes që e kanë nën kujdes nuk është në gjendje të rëndë dhe nuk i rrezikohet jeta.

Në deklarimin që i ka dhënë oficerëve te policisë gjyqësore ka thënë që u hodha nga shkallët e katit të tretë.

Krahas kujdesit mjekësor policia po pyet dhe familjarët për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Dyshohet se 40 vjeçarja e ka bërë veprimin në gjëndje depresioni.