Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë se sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës ka prodhuar draft-statutin e Bashkimit Evropian (BE) për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Në një intervistë të mërkurën, nënkrytari i Kuvendit të Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas tij, aktualisht është duke negociuar fshehurazi në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e BE-së.
Ai ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk është i interesuar për të përmbyllur procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, derisa ka shtuar se në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë entikë ende nuk janë tejkaluar tensionet e Serbia mund të provojë diçka të ngjashme sikurse në fund të shtatorit në Banjskë.