Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj: Si arritëm këtu dhe në çfarë moçali politik kemi hyrë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Hoxhaj ka thënë se ky është raporti i parë në histori të Kosovës në një vend që është nën sanksione.

“Është i vetmi vend në Ballkan që ka sanksione. Që ta kuptojnë këtë qytetaret e Kosovës, në kontinentin evropian me përjashtim të Rusisë dhe Iranit, është i vetmi vend që është nën sanksione. Prandaj edhe raporti i progresit përtej asaj që çka thotë teknikisht, pra për tej asaj që është arritur dhe nuk është arritur, sa është si me thënë progres i limituar sikur se ishte cilësimi dhe çfarë thotë për dialogun dhe fushat e tjera, është raporti i parë i progresit i cili vjen në Kosovë dhe Bashkimi Evropian e mbanë këtë vend nën sanksione”, ka theksuar Hoxhaj.

Hoxhaj i cili vjen nga PDK-ja ka thënë se sanksionet po e dëmtojnë vendin.

“Po e përdori termin që po e përdorë kryeministri Kurti. Sepse ai po thotë se sanksionet janë efikase dhe vendit po i kushtojnë shumë, dallimi mese masave dhe sanksioneve nuk është i madh shumë në mënyrën se si janë vendose. Përtej asaj sanksionet janë në fuqi edhe pasa Banjskës dhe pas një akti të agresionit në Republiken e Kosovës dhe nuk duket drita në fund të horizontit. Këtë nuk po e them për të qenë një anshëm, por takimet që i kam unë më kolegët e ndryshëm evropian dhe komunikimi që e kam më Bruksel, flasin për atë që sanksionet do të mbesin në fuqi edhe për një kohë dhe kur ishte Von der Leyen në Kosovë tha në mënyrë të qartë që edhe asociacioni ose themelimi i tij ndërlidhen më faktin a largohen a po jo sanksionet. Dhe pyetja ma bazike është si arritëm këtu dhe në çfarë moçali politik kemi hyrë. Por ky është raport i progresit përherë të parë i një moçali politik i cili është i mbuluar me fasadën e sanksioneve”, tha ai në RTK.