Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kanë shpenzuar 96 për qind të fondeve që ishin të destinuara për Ukrainën.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Ukraina mund të rifitojë territorin e saj, por pranoi se përparimi ka qenë i ngadaltë, shkruan Skynews.
Kujtojmë se këtë javë, kreu i thesarit amerikan i ka bërë thirrje Kongresit të ndajë edhe 11.8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, si pjesë e kërkesës së Presidentit Joe Biden për shpenzime shtesë.