Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

‘Çfarë di të bësh në jetë, përveçse të jesh femra e dikujt’, Egli Tako debaton me ndjekësit

Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku. Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin.

Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë. Në një foto të postuar së fundmi, Egli ka marrë një koment nga një ndjekës që i thotë nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona e dikujt

Egli nuk e ka anashkaluar këtë koment, madje i është përgjigjur.“Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”, shkruan ajo.